Përplasja për kartonat e diplomës, Kule i ridërgon listën Konit me emrat e studentëve të Ekonomikut

schedule16:13 - 2 Korrik, 2020

schedule 16:13 - 2 Korrik, 2020

Mungesa e kartonit të diplomës së 315 studentëve të Fakultetit Ekonomik ka bërë që një përfaqësi e studentëve të takoje dekanin e fakultetit, Dhori Kule për të zgjidhur problemin

“Sapo dërguam listën me 315 studentët për kartonin e diplomës, liste të cilën ia dorëzuam dekanit të Ekonomikut”, thotë një studente.

Dekani Dhori Kule priti studentët dhe protokolloi listën me emrat e tyre, për t’ia dërguar më pas Rektoratit të UT.

“Protokollova listën me emrat e të gjithë studentëve që t’i dërgoj tek Rektorati i Universitetit të Tiranes, duke i dhënë kështu fund edhe çdo alibie dhe pretendimi të këtij të fundit”, u shpreh ai.

Ministria e Arsimit kishte dërguar edhe përfaqësuesin ligjor që të njihej nga afër me problematikën e studentëve dhe mbi të gjitha për t’i mbështetur

“Kemi qenë në dijeni me situatën dhe do mbështesim studentët deri në momentin që të pajisen me diplomë. Nëse do ketë probleme gjatë ketij procesi do të ndërhyjmë për ta zgjidhur”, tha Edmond Ahmetaj, Drejtor Juridik pranë Ministrisë së Arsimit

Të shoqëruar nga përfaqësues të Fakultetit Ekonomik dhe nga përfaqësuesi ligjor i Ministrisë së Arsimit, studentët iu drejtuan Rektoratit të Universitetit të Tiranës me listën e emrave

Mediat nuk u lejuan brenda, por kjo është procedura e siguruar me kamera amatore tek zyra e protokollit të Rektoratit

Studentët e Fakultetit Ekonomik kanë dorëzuar edhe para disa muajsh në Rektoratin e UT një peticion ku kanë kërkuar të pajisen më diplomat e studimeve Master, por ky i fundit është shprehur se procesi i listës së emrave ka qenë i parregullt. /abcnews.al

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!