Përplasja Osmani-Vuçiç në OKB te referendumi i dështuar/ Analistja: U dëshmua se serbët në veri “komandohen” nga Beogradi

schedule23:48 - 22 Prill, 2024

schedule 23:48 - 22 Prill, 2024

KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit në OKB kishte katër gra, të cilat kanë qenë “viktima” të luftës së fundit në Kosovë në forma të ndryshme.

Kjo formë prezantimi i osmanit solli përplasje me presidentin e Serbisë. Aleksandër Vuçiç u shpreh se perëndimi nuk po dënon regjimin e Kurtit, ndërsa presidentja Osmani tha se serbet e Kosovës janë në presionin e Beogradit. Ajo shtoi se kjo u pa dhe në referendumin e mbajtur dje në 4 komunat me shumicë serbe në veri.

Analistja Afërdita Maliqi tha se përplasje Kosovë-Serbi ka patur dhe në të kaluarën, por kësaj here prezenca e Vjosa Osmanit me katër gratë nga Kosova, ishte “pjesa më e qëlluar” e mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të OKB.

“Përplasja kemi parë dhe më parë në Këshillin e Sigurimit të OKB. Presidentja Vjosa Osmani kishte paraqitje më të veçantë, pasi me vete kishte edhe katër gra, të cilat kanë përjetuar dhunë gjatë luftës. Kjo ishte ajo që mund ta veçoj, pasi në pjesën tjetër nuk pamë ndonjë gjë. Mesazhi i saj i vetëm ishte katër gratë, që kishte marrë me vete”, tha ajo.

Ajo shtoi më tej se Serbia prej vitit 1999 e paraqet veten si viktimë, ndërsa përpiqet të propagandojë sikur serbët në Kosovë janë të keqtrajtuar. Sipas saj, serbët në Kosovë, mund të jenë një prej komuniteteve, të cilat janë “diskriminuar pozitivisht”, shtoi ajo.

“Vuçiç dhe Serbia e konsiderojnë veten viktimë prej 1999, prej kur Kosova është ndarë prej tyre. Ata përpiqen ta nxjerrin veten viktimë. Serbët në Kosovë kanë pasur diskriminim pozitiv”, shtoi analistja.

Analistja u ndal edhe tek dështimi i referendumit të 21 prillit, i cili u mbajt për shkarkimin e kryetarëve shqiptarë nga katër komunat në veri të Kosovës.

Ajo theksoi se braktisja e referendumit dëshmoi se serbët në veri janë në varësi të plotë nga Beogradi dhe se tezat e Kosovës që e kanë nën kontroll atë pjesë, janë të pavërteta.

“Dështimi i referendumit dje tregoi se situata në veri dhe serbët nuk janë nën kontroll nga Kosova, pro ata kontrollohen nga Beogradi dhe Vuçiç. Realiteti po tregon se nuk e ke nën kontroll veriun.”, tha ai./n.m.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!