Një prej komisionerëve në qendrën e votimit ku ka ndodhur përplasja në Maliq ka treguar për gazetarët se si ka nisur incidenti që është përshkallëzuar në dhunë, mes vëzhguesit të Partisë Demokratike dhe çiftit të bashkëshortëve që kanë mbetur të dëmtuar rëndë.
Ai shprehet se këta të fundit donin të votonin familjarisht bashkë me djalin e tyre dhe në këtë moment vëzhguesi i PD i ka kundërshtuar duke deklaruar se diçka e tillë është e ndaluar me ligj. Në këtë moment shton ai, djali i tyre është zotuar se do ta bëjnë votimin familjar dhe për këtë nuk i ndalon askush.
“Në qendrën e votimit erdhën disa familjarë për të votuar familjarisht. Vëzhguesi i PD i kundërshtoi se nuk i lejoi ligji të votojnë familjarisht. Ata kundërshtuan me dhunë edhe i biri. Pastaj kanë dalë në korridor dhe nuk kam parë se çfarë ndodhi.
Këta erdhën për të votuar ai i tha nuk lejohet se e ndalon ligji. Ai i biri e kapi i tha nuk më ndalon dot. Ajo tha votoj vetë unë se nuk ishin në gjendje për të mos votuar. Nuk kishin ndonjë problem që nuk shikonin. Nuk shpjeguan asgjë. Do ikim do votojmë thoshim. Erdhi policia mori deklaratën. Procesi nuk është ndërprerë po vazhdon. Me vëzhguesin nuk e di çfarë u bë”, deklaron ai.
Ndërkohë ABC ka siguruar foto të çiftit të bashkëshortëve të cilët kanë pësuar plagë të rënda në kokë si pasojë e përplasjes që ka ndodhur në korridor për të cilin nuk ka ende një deklarim zyrtar nga policia se si ka ndodhur./mv.abcnews.al