Manovrat ushtarake rivale në Mesdheun Lindor duhet të ndërpriten për të mundësuar dialogun mes Athinës dhe Ankarasë, theksoi sot ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Heiko Maas, në fillim të një takimi të 27 vendeve të BE-së në Berlin.
“Ne kemi nevojë për një zgjidhje diplomatike për këtë konflikt. Askush nuk dëshiron ta zgjidhë me anije luftarake” , theksoi ministri.
Berlini është angazhuar në një ndërmjetësim për zgjidhjen e krizës lidhur me eksplorimin e zonave detare të pasura me hidrokarbure./abcnews.al