Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Përplasja mes gjimnazistëve/ Shkodër, lirohen dy të arrestuarit, lihen me “detyrim paraqitje”

schedule14:17 - 15 Dhjetor, 2025

schedule 14:17 - 15 Dhjetor, 2025

Gjykata e Shkodrës ka vendosur lirimin me masën e sigurisë “detyrim për t’u paraqitur” për dy të rinjtë, Klevin Thepi, 24 vjeç, dhe Doronesto Kulla, 19 vjeç.

Ata janë të dyshuar si organizatorët kryesorë të rrahjes masive mes adoleshentësh, e ndodhur disa ditë më parë pranë shkollës së mesme “Shejnaze Juka”, në qytetin e Shkodrës.

Prokuroria e Shkodrës ka kërkuar vleftësimin e ligjshëm të arrestit të dy të rinjve dhe ka kërkuar masën e sigurisë “arrest me burg”, ndërsa gjykata i la “detyrim paraqitje”.

Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë se sherri ka nisur fillimisht me përplasje të dhunshme fizike e më pas është përshkallëzuar me përdorimin e thikës.

Dy vëllezërit e plagosur u  transportuan në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia thotë se adoleshentët janë konfliktuar për motive të dobëta dhe bashkë me prokurorinë po punon për dokumentimin e plotë të rastit.

Kjo ngjarje në Shkodër vjen pak  ditë pas  ngjarjes  së rëndë  në Durrës ku një 15 vjeçar  humbi jetën pas goditjes me thikë  nga  një bashkëmoshatar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!