Anësori i Luftëtarit, Realdo Fili, ka përgënjeshtruar një përplasje të mundshme të tij me tifozët e Luftëtarit. Me anë të Instagramit të tij zyrtar, mesfushori sqaroi të gjithë publikun se nuk ka pasur asnjë konfrontim me tifozerinë, por thjesht një bisedë me ta. Në postimin e tij, Fili shkroi:
“Sqarim për të gjithë publikun gjirokastrit dhe atë shqiptar: Tifozët janë pjesa më e rëndësishme e futbollit, prandaj jam i detyruar të përgënjeshtroj që kam pasur një përplasje me tifozerinë tonë.
I gjithë tensioni ka ardhur si pasojë e rezultateve dhe në bisedën tonë me tifozët, kam kërkuar durim dhe mbështetje prej tyre (siç kanë bërë gjithmonë) deri në momentin e kthesës.
Unë si lojtar profesionist respektoj çdo tifozeri dhe i falënderoj për mbështetjen, si dhe për kritikat. Faleminderit!”/abcnews.al