Përplasja me reperin gjerman, Fero paralajmëron diss-in: Dhe Merkel do ta dëgjojë

schedule07:41 - 11 Maj, 2021

schedule 07:41 - 11 Maj, 2021

Megjithëse kanë një bashkëpunim të suksesshëm, Fero dhe Capital Bra kanë prishur raportet mes tyre. Reperi gjerman hodhi akuza ndaj Feros duke thënë se i kishte borxh një shumë të konsiderueshme parash. Reagimi i tij erdhi pas deklaratës së Feros, i cili hodhi akuza ndaj kolegëve të tij se blejnë klikime.

Sipas reperit gjerman, Fero i ka 80 mijë euro borxh menaxherit të tij, duke iu referuar kështu bashkëpunimit të vitit të kaluar. Fero nuk e ka lënë me kaq dhe ka reaguar sërish në rrjete sociale duke thënë se po përgatit një diss për artistin gjerman.

“Lajmrim i zi. Ehh që kom pas qit albumin n’maj tash shtinën gjermont me shty albumin, duhet me shti ni diss gjithqysh. Menxi s’po pres me shku studio. Edhe Merkeli ka me ni.”, ka shkruar Fero. /abcnews.al