Përplasja me Messin, Robertson: Më vjen turp nga vetja, kam respekt për Leon

schedule20:11 - 23 Shkurt, 2020

schedule 20:11 - 23 Shkurt, 2020

Fitorja 4-0 ndaj Barcelonës në ndeshjen e kthimit gjysmëfinale në Champions League në sezonin e kaluar i hapi rrugë Liverpoolit të dilte në finale dhe të fitonte trofeun prestigjioz për herë të gjashtë në histori.

Djemtë e Klopp kishin humbur në “Camp Nou” 3-0, por në fushën e tyre u treguan të jashtëzakonshëm dhe realizuan një nga përmbysjet më të çmendura të viteve të fundit. Andrew Robertson nuk e harron kurrë mbrëmjen e 7 majit të vitit të kaluar, njësoj si të gjithë tifozët e “The Reds”. Gjithsesi, mbrojtësi i majtë skocez ndihet keq për gjestin e kryer ndaj Leo Messit. Robertson e shtyu nga koka “pleshtin”, veprim për të cilin është penduar

E mbaj mend atë episod dhe më vjen turp nga vetja. Nuk më pëlqen aspak ta shoh përsëri. Atë ditë kishte shumë intensitet, por nuk është aspak i justifikueshëm gjesti im kundrejt futbollistit më të mirë në botë. Gëzoj respekt të madh për Leo Messin dhe Barcelonën“, deklaron për Daily Mail mbrojtësi i Liverpool. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!