Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazment Bardhi ka ironizuar ish kryeministrin Sali Berisha për replikën që ky i fundit ka pasur me ambasadoren amerikane Yuri Kim të cilën e akuzoi se sipas tij po ushtron presion ndaj Gjykatës në funksion të rrëzimit të vendimit të 25 marsit, i cili njohu si legjitim Komisionin e Rithemelimit.
“Lajme nga “opozita” e vërtetë/Interesante shumë: I bëj thirrje Departamentit të Shtetit…..”, shkruan Bardhi.
Bardhi i referohet kësaj deklarate të Berishës: “I bej thirrje Departamentit te Shtetit te mos lejoje ndërhyrjet e palejueshme te ambasadores Kim në proceset gjyqësore dhe pavarësinë e drejtësisë në Shqipëri”.
Lexo edhe: Berisha thirrje DASH: Mos lejoni që Yuri Kim të ndërhyjë në proceset gjyqësore
Në komunikimin me gazetarët, Berisha tha se të njëjtën presion ndaj gjykatës po ushtron edhe kryeministri Rama.
Por në një përgjigje të menjëhershme për këtë akuzë diplomatja amerikane garantoi se do të vijoi të mbështesë drejtësinë.
“Nëse ‘ndërhyrja në procesin gjyqësor’ nënkupton inkurajimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve që të bëjnë punën e tyre pavarësisht kërcënimeve apo nxitjeve, duke e bërë të qartë SHBA do të vazhdojë të mbështesë zbatimin e reformës në drejtësi në Shqipëri, duke nënvizuar se askush nuk është mbi ligjin, dhe duke kërkuar që të gjithë ne duhet të bëjmë pjesën tonë për të luftuar kundër korrupsionit dhe mosndëshkimit, atëherë PO, SHBA ka bërë dhe do të vazhdojë ta bëjë pikërisht këtë- sepse lufta kundër korrupsionit dhe përpjekjet për të minuar demokracinë përbëjnë një interes thelbësor të sigurisë kombëtare të SHBA-së”.
/abcnews.al