Përplasja me armë në Velipojë, arrestohen dy persona, në kërkim një tjetër

schedule14:00 - 24 Korrik, 2020

schedule 14:00 - 24 Korrik, 2020

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga dy persona të tentuan të vrisni me armë zjarri dy shtetas të tjerë dhe kanë shpallur në kërkim njërin prej shtetasve që u qëllua me armë, pasi iu kundërpërgjigj me armë autorëve.

Sipas uniformave blu mësohet se të arrestuarit janë Fatjon Prela 28 vjeç dhe Albert Firkuçja, 30 vjeç, të cilët për motive të dobëta kanë tentuar të vrasin me armë zjarri, për motive të dobëta, shtetasit Genc Muja dhe Indrit Heta , të dy banues në Shkodër.

Ndërkohë është shpallur në kërkim 31 vjeçari Heta, i cili është përgjigjur me armë ndaj autorëve.

Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në Velipojë në momentin që dy automjete që kanë qenë në lëvizje kanë hapur zjarr ndaj njëri-tjetrit.

LEXO EDHE: VIDEO/ Të shtënat me armë zjarri në Velipojë, arrestohet një person, shoqërohen disa të tjerë

Njoftimi i plotë:

Policia e Shkodrës zbardh ngjarjen e ndodhur gjatë orëve të mbrëmjes së djeshme në Velipojë.

Vihen në pranga dy shtetas që tentuan të vrisni me armë zjarri dy shtetas të tjerë.

Shpallet në kërkim njëri prej shtetasve që u qëllua me armë, pasi iu kundërpërgjigj me armë autorëve.

Strukturat  e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe të Stacionit të Policisë Velipojë, menjëherë pas njoftimit të marrë mbrëmjen e djeshme se në afërsi të një lokali në Velipojë ishin dëgjuar të shtëna me armë, menjëherë kanë shkuar në adresën e dhënë dhe falë veprimeve të shpejta e profesionale, rrethimit dhe krehjes së zonës u bë e mundur kapja e dy shtetaseve dhe shoqërimi i tyre në ambientet e Policisë, së bashku me automjetin me të cilin ishin larguar nga vendngjarja.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve F. P. 28 vjeç,  banues në Shkodër dhe A. F. 30 vjeç, banues ne fshatin Rec, Velipojë.

Nga tërësia e veprimeve hetimore rezultoi se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në afërsi të një lokali në Velipojë, rreth orës 22:20 të mbrëmjes së djeshme kanë tentuar të vrasin me armë zjarri, për motive të dobëta, shtetasit I. H., 31 vjeç dhe G. M., 36 vjeç, të dy banues në Shkodër.

Këta shtetas, pas ngjarjes, janë larguar në pyll, por janë kapur nga forcat e Policisë së DVP Shkodër. Gjatë kontrollit u janë gjetur edhe disa doza me lëndë narkotike cannabis, të cilat u sekuestruan së bashku me mjetin në pronësi të shtetasit F. P.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese”, e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prodhim dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Gjatë konfliktit, shtetasi I. H. ka qëlluar me armë zjarri pistoletë, duke dëmtuar mjetin e shtetasit F. P., me të cilin po largoheshin të dy autorët.  Ndërsa shtetasi G. M. është lënduar lehtë dhe pas marrjes së ndihmës së parë është larguar në banesë.

Në vijim të veprimeve u bë shpallja në kërkim e shtetasit I. H., për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese” e mbetur në tentativë, “Armëmbajtja pa leje” dhe vijon intensivisht puna për kapjen e tij.

Vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve të tjerë të implikuar në këtë ngjarje, si dhe krehja e zonës, për gjetjen e armëve që kanë përdorur autorët./abcneës.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!