Përplasja kokë më kokë me Kumbullën, mbrojtësi i Romës humbet memorien

schedule09:57 - 19 Mars, 2021

schedule 09:57 - 19 Mars, 2021

Roma e mposhti sërish Shakhtar Donetsk. Dygolëshi i spanjollit Mayoral i dhuroi verdhekuqve triumfin 1-2 në Ukrainë. Ekipi i Fonseca kaloi në çerekfinalet e Europa League me rezultatin e përgjithshëm 5-1.

Një moment në pjesën e parë shkaktoi panik në fushën e lojës. Marash Kumbulla dhe Roger Ibanez u përplasën mes tyre kokë më kokë dhe ai që u dëmtua më shumë ishte qendërmbrojtësi brazilian.

22-vjeçari u zëvendësua menjëherë, teksa trajneri Fonseca zbuloi një detaj rreth gjendjes së lojtarit latin. “Roger nuk mban mend asgjë nga pjesa e parë që luajti“.

Gjendja e futbollistit është e mirë dhe sot do t’i nënshtrohet disa kontrolleve mjekësore për të parë shkallën e dëmtimit në kokë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!