Përplasja me Princ Lekën, thyen heshtjen Elia Zaharia

schedule19:14 - 10 Mars, 2024

schedule 19:14 - 10 Mars, 2024

Elia Zaharia ka reaguar për herë të parë pas videos së përplasjes fizike me Princ Lekën, me të cilin është në proces divorci. Nëpërmjet një postimi në rrjete sociale, ajo shpreh falenderime për mbështetjen dhe kurajon që ka marrë nga miqtë dhe dashamirësit në këtë ditë të vështira për të dhe familjen e saj.
“Miq dhe dashamirës,
Ndjej dhe dëshiroj të shpreh mirënjohjen time më të thellë për mbështetjen dhe kurajon që më keni dhënë përgjatë këtyre ditëve kaq shqetësuese për mua dhe familjen time! U jam falenderuese të gjithë atyre që u ulën dhe më shkruan fjalë zemre, atyre që kuptuan dhe ndjenë dhimbjen time! Artistë të shquar e të nderuar të vendit tim, nga brezat që na kanë bërë e vazhdojnë të na bëjnë krenarë e që janë një pasuri kombëtare, deri te brezat e rinj të artit e kulturës në vend, u bashkuan në një peticion sensibilizues në mbështetje të një dinjiteti njerëzor! Ju jam përulësisht mirënjohëse, deri në lot! ?”, shkruan Zaharia.

Kujtojmë që një ditë më parë, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore mori në pyetje Princ Lekën për hetimin e nisur lidhur me publikimin e videos se përplasjes fizike mes tij dhe Elia Zaharias. Ai ka mohuar që videoja të jetë publikuar nga ai apo nga avokati.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur një hetim të thelluar për të zbuluar personat që bënë publike videon që Leka Zogu dorëzoi si provë në komisariatin nr 1, bashkë me kallëzimin për dhunë nga ish bashkëshortja dhe babai i saj.

Në ditët në vijim pritet që hetuesit e AMP të marrin në pyetje edhe Elia Zaharian dhe të atin Gjergj Zaharia. Nga ana e saj, Policia mohon që video të jetë publikuar nga strukturat e saj.

Pas kallëzimit të Princ Lekës, Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për “Dhunë në Familje”, si dhe po kryen verifikime edhe për publikimin e videos, si provë materiale duke theksuar se pamjet janë publikuar në media para se të dërgohej në Prokurori.

Konflikti në familje ka ndodhur pasditen e 5 marsit në rezidencën e familjes mbretërore në rrugën “Murat Toptani”. Më 7 mars, Gjykata Civile e Tiranës firmosi dy urdhërmbrojtje për Princ Lekën dhe ish bashkëshorten Elia Zaharia. Çifti duhet të mbajnë distancë 5 metra nga njëri-tjetri nddërkohë Leka Zogu duhet të takojë vajzën e vogël në prani të dados.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!