KORÇË- Përplasja e dy makinave mbrëmjen e së mërkurës në aksin rrugor Pogradec-Korçë rezultoi fatale për njërin prej drejtueseve të automjeteve.
Në aksident humbi jetën Aurel Çipi, 28-vjeç, nga Korça.
Policia ka shoqëruar në orët e para të mëngjesit, drejtuesin e makinës tjetër, që u përfshi në aksident.
Bëhet fjalë për Klevis Laraku, 29 vjeç. Ai po merret në pyetje nga oficerët e policisë gjyqësore për rrethanat e ngjarjes tragjike./abcnews.al