Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Përplasja ekzekutiv-gjyqësor/ Balla: Gjykata Kushtetuese nuk mori përgjegjësinë, çështja duhej të ishte 8 me 0

schedule20:32 - 12 Shkurt, 2026

schedule 20:32 - 12 Shkurt, 2026

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla i ftuar në “Real Story” komentoi padinë e kryeministrit Edi Rama në Gjykatën Kushtetuese, kundër pezullimit nga detyra të numri dy të qeverisë.

Sipas tij, vendimet e Gjykatës Kushtetuese kërkojnë shumicë prej të paktën 5 votash dhe rezultati 4 me 4 përbën “mosvendim”, i cili nuk krijon jurisprudencë. Balla argumentoi se në këtë rast të tetë gjyqtarët kanë pranuar se ekziston një shkelje, por janë ndarë për mënyrën e zgjidhjes: katër kanë vlerësuar se duhet ta zgjidhte vetë Gjykata përmes jurisprudencës, ndërsa katër të tjerë kanë kërkuar ndërhyrje të ligjvënësit.

Sipas Ballës, për shkak se vendimi i Kushtetuese është “mosvendim”, ai nuk prodhon detyrim të ri ligjor dhe çështja mbetet pa një zgjidhje përfundimtare nga ana e Gjykatës Kushtetuese.



Më tej, Balla pranoi gjithashtu përgjegjësinë e Kuvendit për vonesën prej dy vitesh në zëvendësimin e një anëtari të Gjykatës Kushtetuese, duke e cilësuar si “gabim”, por theksoi se mungesa e një mekanizmi zhbllokues në rast vakance ka ndikuar në krijimin e situatës aktuale.

Pjesë nga intervista: 

Sokol Balla: Situata e protestave lidhet me një situatë të caktuar në të cilën gjendet maxhoranca dhe qeverisja juaj sidomos pas pengmarrjes në hetim për mosbarazi në tendera të zv/kryeministres, kryeministri paraqiti një padi në kushtetuese që më pas u rrëzua de facto nga një mosmarrje vendimi e Kushtetueses pasi rezultati doli 4 me 4. Në frymën e maxhorancës, ajo që më rezulton mua, një tjetër figurë kryesore e PS, z.Erion Veliaj, i cili u tentua të shkarkohej nga shumica, e çoi çështjen në Kushtetuese dhe e fitoi atë 5 me 3, e çon kryeministri sërish padinë në kushtetuese dhe padia e tij rrëzohet me rezultatin 4 me 4 dhe këtu dikush e ka shprehur e ka thënë se ky është edhe mesazhi më i fortë se nuk ka kohezion brenda maxhorancës përkundrazi ka grupe që janë në luftë përballë njëri tjetrit, dhe nuk e quaj provë, por indicie.

Taulant Balla: Sa i përket vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, janë shembulli më i mirë për të dëshmuar, se PS dhe Edi Rama nuk kanë asnjë kontroll siç pretendohet mbi drejtësinë. Fakti është që në dy, një propozimi të qeverisë, për diçka që nuk kishte aspak natyrë politike, ishte kërkesë e një natyre për të kthyer normalitet në Bashkinë Tiranë, në kushtet që ishte shkelur i njëjti nen për të cilin do flasim pak më vonë. Pse e them këtë? Sepse thuhet që të zgjedhurit, nuk mund të pezullohen. Pyetja është Erion Veliaj prej një viti ka qenë në detyrë apo i pezulluar. Nuk ka qenë në detyrë. Nëse do e kishim respektuar në frymë Kodin, sa kohë që i zgjedhuri ka një kontratë me qytetarët duhet të ishte në detyrë. Po flas de facto, se kur Kushtetuesja thotë Veliaj në detyrë, Erion Veliaj sot është në burg. Kthehemi te pjesa tjetër, te vendimi i Gjykatës Kushtetuese që është lënda kryesore për të cilën do doja të më linit pak mundësi ta sqaroj si duhet. Vendimet e Kushtetueses, janë të përcaktuara të merren me 5 anëtare, mund të jesh edhe 4 me 3 po nuk ka vendim. Duhet të jenë 6 anëtarë në mbledhje, edhe pse t’iu them të drejtën si normë kjo është një normë e vjetër. Ndërkohë që në normat e reja që ne kemi futur në koncept në institucionet e tjera, do kishte qenë mirë që në rastin e një vakance vota e kryetarit të numërohej.

Sokol Balla: Kështu ka qenë më parë..

Taulant Balla: Pra, ligjvënësi duhet të kishte parashikuar një mekanizëm zhbllokues edhe pse Kuvendi duhet të mbajë një përgjegjësi për vonesën që ka krijuar prej 2 vitesh në zëvendësimin e mandatit të znj. Toska, që ka dhënë dorëheqjen. Është një gabim..

Sokol Balla: Jo është një përgjegjësi e rëndë politike dhe ja ku e keni përballë karmën.

Taulant Balla: Patjetër po shiko Sokol, e kam thënë publikisht dhe do e them edhe sot, unë nuk e di dhe nuk dua të hy fare, kemi një rregull këtu që është ligj për ne që ne nuk i komentojmë vendimet e Kushtetueses, por po ua them, që ky rast është një ndër ato që ky duhet të ishte 8 me 0 sepse vetë gjykatësit e kanë pranuar mendimin e tyre në atë që kanë publikuar, 4 thonë ka shkelje por duhet ta zgjedhim ne, 4 të tjerë thonë ka shkelje por duhet ta zgjedhë ligjvënësi kushtetues.

Sokol Balla: Pra, Kushtetuesja mund ta zgjidhte vetë këtë vakum mes kushtetutës dhe Kodit Penal?

Taulant Balla: Gjykata Kushtetuese ka patur të gjitha mundësitë që të thoshte: Po, ministri nuk mund të pezullohet por ne nuk morëm dot vendim për mënyrën si zgjidhet kjo çështje. Sepse 4 thanë hajt ta zgjidhim ne me jurisprudencën tonë, dhe 4 thanë ta zgjedhë kuvendi me ndërhyrje në legjislacion. Këtë kanë thënë! Dhe do thoni ju, po mirë ca do bëni ju? Sepse ka një vendim pa vendim, ka një mosvendim.

Sokol Balla: Për këtë e kam pyetjen.

Taulant Balla: Mosvendimi nuk ka krijuar jurisprudencë. Pra, nuk jemi në kushtet që ne duhet të marrim një vendim të Gjykatës Kushtetuese për ta zbatuar se është mosvendim. Por, ne përsëri në gjetjet e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese ata që paguhen me taksat e popullit shqiptar si ajka e gjyqësorit në Republikën e Shqipërisë, përsëri aty shohim që po shiko, këta nuk e morën përgjegjësinë..

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!