Përplasja e armatosur/ Meçollari: Izraeli nuk duhej të kishte reaguar pas sulmit të Iranit

schedule21:30 - 22 Prill, 2024

schedule 21:30 - 22 Prill, 2024

TIRANË- Kapiteni Artur Meçollari, i ftuar në emisionin “360 Gradë” në ABC News, tha se Izraeli nuk duhej t’i kundërpërgjigjej sulmit të Iranit.

“Izraeli nuk duhej të kishte reaguar pas sulmit, sidomos pas thyerjes së tij me 99 %”, tha ai.

Autoritete izraelite pas sulmit të Iranit njoftuan se kanë rrëzuar 99% të raketave dhe dronëve, me mbështetje të aleatëve të saj, me në krye Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Më tej Meçollari theksoi se kundër-reagimi i Izraelit i ka dhënë mundësi Iranit të përgatitet.

“Sepse i dha të drejtën Iranit për t’u përgatitur”, tha ai.

Kapiteni, theksoi se vendet arabe ndihen më të rrezikuara nga influenca e Iranit se ajo e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Vendet arabe janë më të kërcënuar nga Irani se nga SHBA”, shtoi ai./ abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!