Përplasi për vdekje shtetasen në Durrës, arrestohet 68-vjeçari

schedule16:33 - 15 Shkurt, 2023

schedule 16:33 - 15 Shkurt, 2023

 

Ka rënë në prangat e policisë së Durrësit shtetasi Dh.R, 68-vjeç, banues në Tiranë, pasi në orët e pasdites së mëngjesit të djeshëm përplasi për vdekje një shtetase rreth 30-35 vjeç, e cila ende nuk është identifikaur.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin Dh. R., 68 vjeç, banues në Tiranë, pasi në orët e para të mëngjesit të djeshëm, duke drejtuar automjetin, ka përplasur një shtetase rreth moshës 30 – 35 vjeçe, ende të paidentifikuar, e cila për pasojë, ka humbur jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.r.t/abcnews.al