Lidhur me aksidentin me vdekje që ndodhi mbrëmjen e djeshme në aksin Peqin-Elbasan, ku humbi jetën punonjësi i pastrimit, një 60 vjeçar, policia ka arrestuar në dy personat përgjegjës.
“Në vijim të informacionit të dhënë mbrëmjen e djeshme, për aksidentin në aksin rrugor “Elbasan-Peqin”, informojmë se në vijim të veprimeve procedurale, specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit B. D., 61 vjeç dhe P. B., 43 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. Shtetasi B. D., duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka përplasur automjetin që shtetasi P. B. e kishte pozicionuar gabim dhe më pas ka aksidentuar me pasojë vdekjen shtetasin K. D., 60 vjeç”, njofton policia./abcnews.al

