Përplasi për vdekje këmbësorin dhe e hodhi në kanal, kapet pas 10 ditësh shoferi në Elbasan

schedule09:10 - 22 Janar, 2022

schedule 09:10 - 22 Janar, 2022

10 ditë pasi përplasi me makinë këmbësorin Alush Sinkolla me pasojë vdekjen dhe e hodhi në kanal për të fshehur ngjarjen është arrestuar 48 vjeçari Avni Hysa.

Pas ngjarjes së ndodhur më datë 11 janar në segmentin rrugor fshati Thanë–Elbasan ku një 83 vjeçar u gjet i pajetë në kanal, Strukturat e Hetimit të Krimit në Komisariatin e  Policisë Elbasan në bashkëpunim me Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Elbasan, kanë kryer një sërë veprimesh hetimore për zbardhjen e ngjarjes. Si rezultat i punës profesionale dhe hetimore të pandërprerë dhe  kontrollit të zonës në perimetër të gjerë, u bë e mundur zbardhja e ngjarjes, identifikimi, kapja dhe shoqërimi  i drejtuesit të mjetit që shkaktoi aksidentin me pasojë vdekje“, thotë policia.

Policia ka gjetur e sekuestruar edhe mjetin Audi me të cilin shoferi aksidentoi 83 vjeçarin nga Cërriku  më datë 11 janar në segmentin rrugor fshati Thanë–Elbasan.

“Gjithashtu u bë e mundur gjetja dhe sekuestrimi  i mjetit tip Audi  që ky shtetas dispononte me të cilin shkaktoi aksidentin me pasojë jetën 83 vjeçarit. Në vijim të veprimeve u bë arrestimi i shtetasit A. H., 48 vjeç, banues në fshatin Muriqan, Elbasan, i cili dyshohet se ka goditur me mjetin e tij tip “Audi”, dhe ka kryer veprime që pengojnë zbulimin e së vertetës, pasi  ka hequr nga vendi i ngjarjes shtetasin e aksidentuar A. Sh., 83 vjeç, banuese në Cërrik dhe  e ka hedhur në një kanal me qëllim fshehjen e  ngjarjes”.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin me prova ligjore.be.k/abcnews.al