Përplasi për vdekje babain e Nicki Minaj, arrestohet autori

schedule13:04 - 18 Shkurt, 2021

schedule 13:04 - 18 Shkurt, 2021

Policia ka arrestuar autorin e dyshuar për vrasjen e babait të reperes Nicki Minaj. Robert Maraj u përplas nga automjeti me të cilin udhëtonte Charles Polevich. 64-vjeçari ishte duke ecur në rrugë kur u përplas nga automjeti që udhëtonte në të njëjtin drejtim.

Polevich përballet me akuza për largimin nga vendi i aksidentit dhe fshehjen e provave. Vdekja e babait të Minajt, emri i vërtetë i së cilës është Onika Tanya Maraj, vjen vetëm katër muaj pasi ajo mirëpriti fëmijën e saj të parë me Kenneth Petty.

Image result for nicki minaj father

Minaj besohet se ka patur një marrëdhënie të komplikuar me të atin dhe ende nuk e ka komentuar ngjarjen në rrjete sociale. Ndërsa lindi në Trinidad, ajo u rrit në Queens, New York, ku filloi karrierën e saj muzikore. /abcnews.al