Një aksident me pasojë vdekjen ndodhi mbrëmjen e së shtunës në aksin rrugor “Xarrë-Çukë”.
Mësohet se ka rënë në prangat e policisë shoferi 51-vjeçar që përplasi viktimën 48-vjeç.
“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme, për një aksident me pasojë vdekjen, në aksin rrugor “Xarrë-Çukë”, ju informojmë se u bë identifikimi i shtetasit që humbi jetën, 48 vjeç, si dhe specialistët e Qarkullimit Rrugor të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin, 51 vjeç, drejtues i automjetit që përplasi motomjetin që drejtonte 48-vjeçari”, thuhet në njoftimin e bluve.
Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan prokurorive përkatëse, për veprime të mëtejshme./abcnews.al