SHKODËR- Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një 60-vjeçar, i cili përplasi për vdekje një motorist në fshatin Aliaj.
Motoristi fillimisht mbeti i plagosur, por si pasojë e plagëve të marra humbi jetën në spital.
Grupi hetimor ka nisur verifikimet për zbardhjen e rrethanave./abcnews.al