Një person është vënë në pranga për aksidentin me pasojë vdekjen që ndodhi gjatë mbrëmjes në aksin nacional Gjirokastër-Kakavije.
Bëhet e ditur se në pranga është vënë drejtuesi i automjetit tip “Benz”, 41-vjeçari I. M. Ky i fundit u përplas me një zetor duke bërë që drejtuesi që ndodhej në të të humbte jetën. 32-vjeçari, banori i fshatit Kakavijë, nuk mundi t’u mbijetonte lëndimeve.
NJOFTIMI
“Po nga këto shërbime u arrestua në flagrancë shtetasi I. M., 41 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi duke drejtuar automjetin tip “Benz”, në aksin nacional Gjirokastër-Kakavije, është përplasur me automjetin zetor me drejtues shtetasin Ll. Ç. dhe si pasojë ka humbur jetën drejtuesi i zetorit.” /abcnews.al/