Një 35-vjeçar me iniciale J.K. është arrestuar nga policia pasi duke drejtuar një automjet tip Benz ka përplasur një biçikletë. Për pasojë drejtuesi i kësaj të fundit H.Z. 58-vjeç ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
“Arrestohet në flagrancë një shtetas pasi shpërndante lëndë narkotike kokainë në doza, arrestohet dhe një tjetër shtetas për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier arrestuan në flagrancë për veprën penale “Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor” shtetasin J. K., 35 vjeç, banues në Fier, pasi në aksin rrugor Lushnjë-Fier, duke drejtuar automjetin tip “Benz” ka përplasur biçikletën që drejtohej nga shtetasi H. Z. 58 vjeç, banues në Fier, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshëm”, thuhet në njoftimin e policisë. m.v/abcnews.al