Një person është plagosur këtë të enjte si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur në Fier.
Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme në lagjen “11 Janari”, Fier, shtetasi Sh. H., 33 vjeç, duke drejtuar automjetin tip ”Skoda”, ka aksidentuar shtetasin B. S., 90 vjeç.
Fatmirësisht i moshuara ndodhet nën kujdesin e mjekëve ndërsa drejtuesi i automjetit është shoqëruar në polici.
“Sot rreth orës 13:10, në lagjen “11 Janari”, Fier, shtetasi Sh. H., 33 vjeç, duke drejtuar automjetin tip ”Skoda”, ka aksidentuar shtetasin B. S., 90 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Fierit, nën kujdesin e mjekëve.
Eshtë shoqëruar drejtuesi i automjetit dhe po kryhen veprimet procedurale”, thuhet në njoftimin e policisë. /abcnews.al