Policia në Gjirokastër ka vënë në pranga një 46-vjeçar pas një aksidenti të ndodhur të dielën.
Bëhet e ditur se 46-vjeçari, u arrestua pasi në lagjen “Mustafa Matohiti”, Tepelenë, duke drejtuar automjetin tip “Toyota” ka përplasur dy fëmijë, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet në ngarkim të shtetasit A. B. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. /abcnews.al/