Përplasi me makinë dhe kërcënoi karabinierët, si u vra 55-vjeçari shqiptar në Itali

schedule10:21 - 15 Korrik, 2023

schedule 10:21 - 15 Korrik, 2023

Një 55-vjeçar shqiptar u vra nga karabinierët ditën e djeshme në Padova të Italisë, pas një episodi dramatik. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00 të pasdites së 14 korrikut, sipas mediave italiane.

Haxhi Çollaku, një mësues matematike në Shqipëri kishte shkuar në banesën e ish-bashkëshortes së tij, por kishte urdhër ndalimi nga policia për të mos u afruar.

Vajza dhe ish-gruaja e 55-vjeçarit kanë njoftuar policinë dhe kur karabinierët kanë shkuar në vendngjarje. Gruaja kishte denoncuar më herët dhunë dhe kërcënime nga 55-vjeçari.

Karabinierët në vend, pasi kanë kontaktuar me gruan, kanë identifikuar burrin në një furgon blu dhe më pas i kanë kërkuar të largohet. 55-vjeçari i ka dhënë makinës pas duke dhënë përshtypjen se kishte pranuar të largohej por papritmas është nisur drejt tyre duke plagosur një prej karabinierëve.

Burri më pas doli nga makina dhe pati një sherr mes atij dhe një prej tyre. Në ato momente, karabinieri i ka drejtuar armën dhe e ka urdhëruar të tërhiqet, por pasi nuk ka parë zgjidhje tjetër, për t’i shpëtuar jetën kolegut e ka qëlluar  me 4 të shtëna.

Shqiptari u transportua në spital, por nuk ka mundur të mbijetojë si pasojë e plagëve të marra, ndërsa karabinieri i përplasur nga makina ndodhet ende në spital për shkak të plagëve të rënda në gjymtyrët e poshtme./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!