Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Përplasi me makinë biçikletën, drejtuesi përfundon në spital, procedohet shoferi në Divjakë

schedule14:30 - 4 Shkurt, 2023

schedule 14:30 - 4 Shkurt, 2023

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e djeshme në Divjakë, ku një 31-vjeçar ka përplasur me makinën e tij një biçikletë. Si pasojë, drejtuesi i saj ka përfunduar në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Sot, policia ka nisur procedimin në gjendje të lirë për 31-vjeçarin.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Fier referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. Xh., 31 vjeç, banues në Lushnjë, pasi ditën e djeshme, në Zharrnec, duke drejtuar automjetin, ka përplasur biçikletën me drejtues shtetasin T. S., 63 vjeç, dhe për pasojë, 63-vjeçari ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve“, thuhet në njoftimin e Policisë.

Ndërkohë, materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale./abcnews.al



 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!