Përplasi me automjet 6 persona, policia kineze ekzekuton autorin e gjestit

schedule12:43 - 22 Mars, 2019

schedule 12:43 - 22 Mars, 2019

Policia kineze ekzekutoi personin i cili përplasi qëllimisht me automjetin e tij një grup personash duke vrarë 6 prej tyre e duke plagosur 7 të tjerë. Mediat shkruajnë se autori i gjestit synonte të hakmerrej për padrejtësitë sociale në vend.

Gjashtë persona humbën jetën pasi u përplasën nga një automjet me shpejtësi të madhe në një provincë në Kinë. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së enjtes, sipas mediave vendore policia ekzekutoi autorin e sulmit. Shtatë personat që mbetën të plagosur ndodhen në spital.

Sipas policisë, autori i gjestit, e bëri qëllimisht këtë sulm duke marrë si objektiv një grup njerëzish që po shëtisnin në një pjesë rruge për këmbësorë.

Pak ditë më parë Kina përjetoi një tjetër ngjarje të ngjashme. Një person u arrestua pasi plagosi me thikë disa nxënës shkolle, pasi ky institucion nuk i kishte rinovuar kontratën e punës.

Ndërsa në Nëntor të 2018-ës, një person përplasi me automjetin e tij një grup personash duke vrarë pesë dhe plagosur 19. Sipas mediave, ai e kishte kryer gjestin pas një debati me partneren e tij./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!