Policia britanike njoftoi se një burrë është arrestuar pasi një automjet u përplas në portat e Pallatit Buckingham në Londër.
Imazhet e paqarta të postuara në rrjetet sociale tregojnë një makinë në portat e përparme të pallatit. Mediat britanike raportuan deklaratat e një dëshmitari okular, i cili tha se dëgjoi “një zhurmë të madhe”.
The back ground of this person would be interesting. @DailyMailUK @MailOnline @GBNEWS https://t.co/84AanHXwmo
— teresa engley (@rookery_hornet) March 10, 2024
Policia njoftoi se ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së shtunës.
“Policët e armatosur kanë arrestuar në vendngjarje një person me akuzën e dëmtimit të pasurisë së huaj. Ai u dërgua në spital. Nuk ka raportime për të lënduar”, tha policia e Londrës në një deklaratë. Hetimet po vijojnë për zbardhjen e rrethanave.
Pallati Buckingham njoftoi se asnjë anëtar i familjes mbretërore nuk ishte brenda pallatit në kohën e incidentit dhe se po punohej për të riparuar dëmtimet në portat./abcnews.al