Një shtetas gjerman ka aksidentuar me mjetin e tij një 38 vjecare në zonën e quajtur ‘Plepat e Kardhiqit’. Si pasojë e përplasjes, e reja është nën kujdesin e mjekëve, ndërkohë që drejtuesi është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme proceduriale.
“Rreth orës 13:15, në aksin rrugor “Gjirokastër-Tepelenë”, në vendin e quajtur “Plepat e Kardhiqit”, shtetasi gjerman M. W., 56 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “BMW”, ka aksidentuar shtetasen Z.I., 38 vjeçe, banuese në fshatin Humelicë, (këmbësore), e cila ndodhet në Spitalin Rajonal Gjirokastër, në kujdesin e mjekëve.
Drejtuesi i automjetit, u shoqërua në komisariat, për veprime të mëtejshme.“, njofton policia.
/ abcnews.al