Përplasi çiftin me foshnjën tre muajshe te vijat e bardha, Sulejmani: U largova me vajzën në krahë, ishim traumatizuar

schedule13:00 - 10 Maj, 2022

schedule 13:00 - 10 Maj, 2022

2 janë akuzat që rëndojnë ndaj Ajas Suljemanit, 39-vjeçarit që përplasi dy ditë më parë në vijat e bardha te rruga e Kavajës, çiftin Arjan dhe Vilma Konomi së bashku me foshnjën e tyre 3-muajshe, teksa ishte nën efektin e lëndëve narkotike.

Abcnews.al mëson se ndaj Sulejmanit rëndojnë akuzat, shkelje e rregullave të qarkullimit me pasojë drejtim te automjeteve në mënyrë te parregullt nën ndikimin e drogës dhe largim nga vendi i aksidentit.

Lexo edhe: “G Class-i” përplasi familjen te vijat e bardha, foshnja rikthehet në spital, kjo është arsyeja

39-vjeçari ka deklaruar se pas ngjarjes është larguar pasi kishte në makinë vajzën e tij të vogël, dhe e ka dërguar atë në spital, ndërsa theksoi se ishte i traumatizuar.

“Në lidhje me largimin nga vendi i aksidentit deklaroj se nuk kam patur qëllim të iki, por duke qenë se ishte vajza ime e mitur u largova sepse kisha dhe vajzën time pesë vjeçare dhe bashkë me të kam shkuar në spitali pasi vajza ime dhe unë ishim të traumatizuar nga ky aksident”, ka deklaruar Ajas Sulejmani.

Lexo edhe: FOTO/ Ky është çifti dhe vajza 3-muajshe që u përplasën nga “G-Class” në mes të Tiranës

Në lidhje me rastin Gjykata e Tiranës ka shtyrë për nesër masën e sigurisë për Ajas Sulejamanin.

Si ndodhi aksidenti

Arjan dhe Vilma Konomi së bashku me foshnjën e tyre po kalonin në vijat e bardha në afërsi të kompleksit Deliogji te Rruga e Kavajës më 8 maj.

Me shpejtësi dhe me të kuqe, Ajas Sulejmani përplasi te vijat e bardha çiftin. Pasi shkaktoi aksidentin, autori 39 vjeçar braktisi aty mjetin luksoz me targa gjermane dhe u largua menjëherë.

Shumë pranë vendngjarjes, uniformat blu ndaluan dhe shoqëruan në komisariat të afërmin e Sulejmanit që ndodhej pasagjer në mjet.

3 orë pas aksidentit, në një spital privat po në Tiranë, u arrestua 39 vjeçari Ajas Sulejmani, i cili pretendonte se ishte larguar nga vendi i ngjarjes pasi në makinë kishte një tjetër fëmijë që ishte lënduar. “Mbrojtja” e tij është e pavërtetuar. Nga testi rezultoi se 39 vjeçari po e drejtonte makinën nën efektin e narkotikëve.

Shoferi 39 vjeçar nuk është një emër i pa njohur për autoritetet. Ajas Sulejmani jeton mes Gjermanisë dhe vendit tonë. Ndërsa në vitin 2014 emri i tij ishte në listën e të shpallurve në kërkim për trafik droge nga policia në Angli. Por mbetet e paqartë nëse e ka mbyllur çështjen me drejtësinë angleze./abcnews.al/

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!