Një 67 vjeçar që mbeti i plagosur në një aksident rrugor ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të Durrësit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:15 në Sukth në një rrugë dytësore në afërsi të mbikalimit.
Në njoftimin e policisë lokale thuhet se një 34 vjeçar që po drejtonte një mjet ka aksidentuar për vdekje këmbësorin. Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit. Grupi hetimor ka nisur punën për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit./abcnews.al