Policia ka njoftuar se pasditen e sotme një person rreth 60 vjeç, ka gjetur vdekjen e menjëhershme si pasojë e përplasjes nga një automjet.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës në Marikaj, ndërsa këmbësori po tentatonte të kalonte nga njëra anë e autostratës në anën tjetër.
Drejtuesi i mjetit që ka përplasur këmbësorin është shoqëruar ndërkohë në komisariat për veprime të mëtejshme. Policia po punon për sqarimin e rrethanave të këtij aksidenti të rëndë.
Njoftimi i policisë:
“Tiranë/Informacion Paraparak
Rreth orës 17:15 në aksin rrugor Tiranë- Durrës, në vendin e quajtur “Marikaj” një këmbësor ende i paidentifikuar rret 60 vjeç ka kaluar nga njëra anë e autostradës në tjetrën dhe për pasojë është goditur për vdekje nga fugoni tip “Benz” me drejtues shtetasin F. V, i pajisur me leje drejtimi dhe çertifikatë të aftësisë profesionale.
Drejtuesi i fugonit tip “Benz” shtetasi F. V, është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.
Policia rrugore dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje, ku po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin e shtetasit që ka ndërruar jetë”./abcnews.al