FIER- Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e të premtes në vendin e quajtur “Qafa e Koshovicës “ në Fier.
Tre automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe si pasojë e goditjes së fortë dy persona kanë mbetur të të lënduar.
Ata menjëherë janë transportuar me urgjencë drejt spitalit rajonal qytetit.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë policia dhe grupi hetimor të cilët po punojnë për të zbardhur shkaqet e aksidentit në fjalë./abcnews.al

