Përplasen tre automjete në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, gjashtë të lënduar

schedule11:37 - 9 Qershor, 2025

schedule 11:37 - 9 Qershor, 2025

ELBASAN– Tre automjete janë përfshirë në një aksident në aksin rrugor që lidh Elbasanin me Librazhdin dhe si pasojë gjashtë persona janë lënduar.

Policia thotë se në mesin e të lënduarve janë dy drejtues mjetesh dhe katër pasagjerë të tjerë.

Po ashtu është dëmtuar edhe ambienti i jashtëm i një lokali.

Policia ka proceduar njërin prej drejtuesve të automjeteve, i cili akuzohet si shkaktari kryesor i aksidentit./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!