Dy persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë janë plagosur si pasojë e përplasjes së teleferikëve në Indi. Mediat e huaja bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në rrethin Deoghar të Jharkhand, ku disa teleferikë në një litar u përplasën me njëri-tjetrin në kodrat Trikut afër tempullit Baba Baidyanath.
Mediat e huaja bëjnë me dije se vijojnë që të jenë të bllokuar 42 të tjerë nga të cilët janë shpëtuar 6 turistë.
Ngjarja ka ndodhur të dielën ku si pasojë e përplasjes kanë humbur jetën dy gra dhe janë lënduar 8 turistë të tjerë. ndërkohë që në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne ekipet e shpëtimit me dy helikopterë Mi-17 janë të përfshirë në shpëtimin e njerëzve të ngecur në kabinat në litar.
Ndërkaq një zyrtar tha se në dukje, incidenti duket se ka ndodhur për shkak të një defekti teknik me pasojë përplasjen e teleferikut, duke shtuar se shkaku i saktë ende nuk është përcaktuar./abcnews.al