Përplasen rëndë dy automjetet në Peqin, tre të plagosur. Dy automjete janë përplasur rëndë në hyrje të Peqinit. Mësohet se bëhet fjalë për një mjet tip Mercedes-Benz dhe një furositradë Hyundai.
Për pasojë, e plagosur ka mbetur një grua, një i ri dhe drejtuesi i mjetit tip “Benz”.
Shkak për aksidentin dyshohet të ketë qenë shpejtësia mbi 120 km në orë në kryqëzimin në superstradën Ebasan-Rrogozhinë, në hyrje të qytetit të Peqinit. Të plagosurit po transportohen me autoambulancë drejt spitalit të Elbasanit.
“Në aksin rrugor Elbasan- Peqin, mjeti tip “Benz”, me drejtuese shtetasen K.R., 35 vjeçe, është përplasur me mjetin tim “Honda”, me drejtues shtetasin I.Y., 45 vjeç. Si pasojë e aksidentit janë plagosur të dy drejtuesit e mjeteve dhe shtetasja J.R., pasagjere në mjetin tip “Benz”, të cilët janë transportuar në Spitalin Rajonal Elbasan dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën” njofton policia. sb/abcnews.al/