Një tjetër përplasje fizike është shënuar në Tiranë, mes disa biznesmenëve për Aksionin Kombëtar për lirimin e hapësirave publike. Ngjarja ka ndodhur mesënatën e 21 korrikut, në një kompleks pallatesh në Rrugën e Kavajës, ku vëllezërit Ferhat dhe Olti Kaja të cilët kanë një lokal, kanë dhunuar Laert Kasajn pronarin e një biznesi tjetër përball me të tyrin.
Shkak i përleshjes fizike dyshohet se është bërë një pretendimin nga vëllezërit e shpallur në kërkim policor, Ferhat dhe Olti Kaja, se Laert Kasaj I ka denoncuar pranë autoriteteve për bllokimin e hapsirës publike me tendat e lokalit të tyre në Rrugën e Kavajës. Megjithatë në polici Kasaj, ka mohuar një gjëë të tillë duke sqaruar se nuk është ai denoncuesi.
Si pasojë e dhunës nga vëllezërit Kaja, Laert Kasaj ka pësuar dëmtime në pjesën e fytyrës dhe I është dashur që të marrë ndihmë në spital. Kasaj, ka reaguar publikisht pas ngjarjes, duke dënuar dhunën e ushtruar ndaj tij, dhe sqaroi për këtë ngjarje do të ndjekë të gjitha rrugët ligjore.
Pak ditë më parë një situatë e ngjashme u shënua në Pogradec. Në konflikt u përfshinë kryetari i fshatit Tushemisht, Ilirjan Tasellari, i cili u dhunua nga një pronar hoteli, Jetmir Muçllari. Debati nisi pas kërkesës që pronari i hotelit të lirojë hapësirat publike, në kuadër të aksionit kundër ndërtimet pa leje. / abcnews.al



