Përplasen nga treni, humb jetën një emigrant dhe plagosën 3 të tjerë në Francë

schedule10:16 - 5 Nëntor, 2021

schedule 10:16 - 5 Nëntor, 2021

Një person ka humbur jetën dhe 3 të tjerë janë plagosur rëndë pasi një tren goditi aksidentalisht katër emigrantë që po ecnin në shina në Calais, Francë. Aksidenti ndodhi rreth orës 18:35 të mbrëmjes së së enjtes në linjën hekurudhore që lidh Dunkirk me Calais.

“Katër emigrantë u përplasën nga treni. Një person ka vdekur, 3 janë plagosur, ndërsa 2 prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë,” tha prokurori publik Boulogne-sur-Mer, Guirec Le Bras.

Në momentin e ngjarjes, 17 persona ndodheshin në tren po asnjë prej tyre nuk mbeti i lënduar, shtoi prokurori. Vetëm një ditë më parë, një emigrant vdiq dhe më shumë se 400 persona u shpëtuan pasi disa varka u fundosën në Kanalin Anglez. Autoritetet thanë se ka pasur një rritje të numrit të  emigrantëve që tentojnë të kalojnë kanalin anglez.

Drejtori i zyrës së imigracionit dhe integrimit të Francës, Didier Leschi, tha këtë javë se qeveria do të krijojë një qendër akomodimi me 300 vende për emigrantët.  Kryetarja e bashkisë së Calais, Natacha Bouchart, tha se ajo është kundër qendrës, nga frika se diçka e tillë mund të krijojë një kamp të ri emigrantësh që i ngjan “xhunglës”.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!