Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Përplasën makinat, shoferët zbresin dhe zihen me grushte, shkelma dhe shkopinj

schedule17:04 - 17 Gusht, 2021

schedule 17:04 - 17 Gusht, 2021

Një aksident pa pasoja është regjistruar pasditen e sotme në qendër të qytetit të Elbasanit, tek rrethrrotullimi i “1 Majit”, ku janë përplasur dy makina. Por nuk është mbyllur me kaq, pasi drejtuesit kanë dalë nga makinat dhe janë konfliktuar fizikisht duke fajësuar njëri tjetrin për shkakun e aksidentit.

Gazetari i ABC, Aldo Kozarja raporton se njëri nga drejtuesit e makinave ka goditur me një shkop dhe sende të forta shoferin tjetër duke i shkaktuar plagë në trup, ndërsa është transportuar për ndihmë mjekësore në spitalin Kirurgjik të Elbasanit.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!