Përplasen makinat, plagoset 18-vjeçarja

schedule09:00 - 28 Qershor, 2018

schedule 09:00 - 28 Qershor, 2018

Një aksident automobilistik është regjistruar gjatë mesnatës në rrugën Fier-Daullas, ku për pasojë ka mbetur e plagosur një 18-vjeçare.

Sipas informacioneve nga policia, D.M., 18 vjeç, duke drejtuar makinën e tij Volkswagen është përplasur me një makinë tip Benz. Kjo e fundit drejtohej nga 19-vjeçari me iniciale K.B.

Sipas policisë, e reja që mbeti e plagosur nga aksidenti është dërguar në spitalin e Fierit dhe ndodhet nën kujdesin mjekësor.

Ndërsa, grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave që çuan në përplasjen e dy makinave./abcnews.al