Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në aksin Lezhë – Shkodër në afërsi të një karburanti. Mësohet se mjeti tip “Benz “ me drejtues Ali Dushkun është përplasur me mjetin që drejtohej nga Marie Malaj.
Për pasojë, i lënduar ka mbetur Dushku, i cili u dërgua në Spitalin Rajonal Lezhë. Mësohet se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa po hetohet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. s.b/abcnews.al/