Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Përplasen dy trena në Spanjë, të paktën një viktimë, 100 pasagjerë mbeten të bllokuar

schedule21:19 - 16 Maj, 2022

schedule 21:19 - 16 Maj, 2022

Shoferi i një treni periferik humbi jetën dhe dhjetëra persona u plagosën kur treni në të cilin po udhëtonin u përplas me një tjetër tren jashtë Barcelonës, njoftuan sonte autoritetet katalanase.

Rreth 85 persona u plagosën , dy prej tyre në gjendje të rëndë, sipas shërbimeve të menaxhimit të fatkeqësi

Aksidenti hekurudhor ndodhi rreth orës 19.00 (me orës shqiptare) kur një tren mallrash doli nga shinat dhe u përplas me një tren pasagjerësh në stacionin Sant Boy de Jobregat, rreth 14 km nga Barcelona.



“Nga përplasja humbi jetën drejtuesi i trenit të pasagjerëve ”, tha guvernatori lokal.

Në tren ndodhen ende rreth 100 pasagjerë të bllokuar, ndërsa është duke u zhvilluar operacioni për shpëtimin e e tyre./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!