GJERMANI- Në linjën hekurudhore midis Xanten dhe Duisburg, në perëndim të Gjermanisë, një tren rajonal goditi sot një tren mallrash të parkuar, duke lënduar 14 persona, tre prej tyre rëndë, raporton Spiegel.
Sipas zëdhënësit të Policisë Federale, në mëngjes, një tren rajonal ka goditur anën e një treni mallrash të parkuar në një kalim në nivel.