Pesë persona kanë mbetur të plagosur në një aksident rrugor në hyrje të qytetit të Sarandës. Mësohet se ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme.
Një automjet tip Benz është përplasur me një makinë tip Land Rover i cili ka përfunduar i përmbysur anës rrugës.
Të plagosurit janë transportuar në spitalin e Sarandës, por asnjë njeri prej tyre paraqitet në gjendje më kritike për jetën. Policia po heton shkaqet e aksidentit./ABC News Albania 24/7