Një aksident me tre te plagosur ndodhi në orët e mbrëmjes në aksin rrugor Elbasan-Qafë Thanë, pranë Prrenjasit. Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin duke plagosur tre persona, njëri prej të cilëve është fëmijë.
Sipas të dhënave të policisë mjetit “Toyota Yaris” i drejtuar nga një 37-vjeçar ka humbur kontrollin dhe më pas ka goditur një makine tjetër. Në mjetin “Toyota” ndodhej dhe djali i drejtuesit, 4 vjeç. Të plagosurit u dërguan në spitalin e Librazhdit dhe nuk paraqesin rrezik për jetën./abcnews.al