Katër persona janë lënduar këtë të martë si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur në Shkodër.
Policia bën me dije se dy makina janë përplasur në aksin rrugor Hani i Hotit–Shkodër, ky si pasojë janë plagosur drejtuesit e mjeteve dhe dy pasagjere.
Fatmirësisht të plagosurit ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.
“Më datë 21.09.2021, në aksin rrugor Hani i Hotit–Shkodër, në fshatin Omaraj, automjeti tip Nissan me drejtues shtetasin D. B., është përplasur me automjetin tip Volkswagen me drejtuese shtetasen O. Q.. Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar të dy drejtuesit e mjeteve dhe dy pasagjerë që udhëtonin me automjetin tip Volkswagen, konkretisht shtetasit A. Q., dhe H. V., të cilët ndodhen në spitalin Rajonal Shkodër, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë. /abcnews.al