Përplasen dy makina në Korçë, njëra përmbyset në rrugë. Plagosen 4 persona

schedule10:45 - 10 Shtator, 2024

schedule 10:45 - 10 Shtator, 2024

Një aksident i rëndë është shënuar paraditen e kësaj të marte në Korçë, në afërsi të fshatit Dvoran. Mësohet se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Mjeti tip Jeep, i cili do të hynte në një pikë karburanti, i ka prerë rrugën mjetit tjetër tip Benz.

Nga aksidenti, mjeti tip Jeep është kthyer përmbys në rrugë ndërsa mjeti tjetër ka devijuar nga rruga. Të plagosur kanë mbetur katër persona, dy drejtuesit e mjeteve dhe dy pasagjere që udhëtonin me mjetin tip Benz.

Njëri nga të plagosurit mbeti i bllokuar për disa minuta në mjet derisa u nxorr nga policia. Të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetën./abcnews.al