Vijojnë të jenë prezente aksidentet në rrugët e vendit. Një i tillë u shënua që në orët e para të mëngjesit të sotëm. Nga të dhënat e policisë së Beratit, dy mjete janë përplasur njëri me tjetrin në aksin rrugor Berat- Poliçan në vendin e quajtur Uznovë e Madhe.
Edhe pse goditja mes tyre ka qenë e fortë, fatmirësisht ky aksident rrugor u mbyll vetëm me dy të plagosur. Sipas policisë, të plagosurit janë burrë e grua dhe kanë marrë dëmtime të lehta./abcnews.al