Tre persona janë lënduar këtë të premte, si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur në aksin Cërrik-Belsh.
Burime për abcnews.al bëjnë me dije se dy automjete janë përplasur dhe një nga automjetet ka dalë nga rruga.
Sipas policisë nga përplasja janë dëmtuar të dy drejtuesit e mjeteve dhe pasagjerja, shtetasja K. U., të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Elbasan, jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
“Më datë 07.01.2022, rreth orës 10:30, në aksin rrugor Cërrik Belsh, mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin M. F. është përplasur me mjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin V. H.
Për pasojë janë dëmtuar të dy drejtuesit e mjeteve dhe pasagjerja, shtetasja K. U., të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Elbasan, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, thuhet në njoftimin e policisë./abcnews.al